1330 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Reagim lidhur me kërcënimin e bërë ndaj prokuroreve Milic dhe Sylejmani

Prishtinë, 11 maj 2017 - Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Milic, njëherësh anëtare e KPK-së, dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare. 

Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.