1324 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Tryeze pune për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë së paligjshme

Prishtinë, 4 maj 2017 - Koordinatori Kombëtar për Luftimin e krimit Ekonomik me mbështetje të Projektit të BE-së “Mbështetja e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër Krimit të Organizuar, Korrupsionit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm` ka organizuar tryezën tre ditore me temën ` Konfiskimi i pasurisë së paligjshme”.

Në këtë tryezë që organizohet në Durrës marrin pjesë edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, prokurorë dhe gjykatës nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësues të BE-së në Kosovë që njëherësh janë edhe financues të tryezës.

Temat  e diskutimit në këtë tryezë  janë:

•          Dispozitat ligjore për konfiskim sipas KP, KPP, dhe LKZK – sfidat;

•          Vëzhgimet nga rastet e GjEDNj për konfiskim dhe rastet praktike;

•          Bashkëpunimi rajonal dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme në Shqipëri;

•          Praktika britaneze për konfiskimin e aseteve të paligjshme;

•          Gjykata Supreme– KPP, me theks të veçantë në nenet 69, 96 – 99;

•          Përvoja amerikane në pasuritë e paligjshme, llojet e konfiskimit: penale, civile, administrative, dhe krahasimi me praktikën në Kosovë.

Qëllimi i kësaj tryeze është mbledhja e akterëve kryesorë të përfshirë në mekanizmat e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme për të diskutuar të metat e regjimit të konfiskimit në Kosovë, si ato legjislative po ashtu dhe ato në praktikë, diskutimi i praktikave më të mira evropiane dhe zbatimi i tyre në kontekstin e Kosovës

Do të bisedohet për gjetjet  e zgjidhjeve më të mira të mundshme për të përmirësuar këtë regjim, dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë dhe gjykatës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me theks të veçantë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale.