1308 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj dhe udhëheqësit e njësive të Sekretariatit të KPK-së kanë diskutuar Raportin e Auditorit të Brendshëm

Prishtinë, 26 prill 2017 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj dhe Drejtori i Sekretariatit sot ka mbajtur takim me udhëheqësit e të gjitha njësive të sekretariatit, ku kanë diskutuar për të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga Raporti i Auditorit të Brendshëm për vitin 2016.

Kryesuesi Isufaj gjatë këtij takimi ka dëgjuar nga udhëheqësit e njësive të Sekretariatit për masat e marra për eliminimin e të gjeturave të Auditorit të Brendshëm.

Më këtë rast, kryesuesi Isufaj ka kërkuar angazhim sa më të madh nga gjithë stafi i sistemit prokurorial, me qëllim të realizimit të obligimeve dhe detyrave të punës në harmoni të plotë me ligjet dhe aktet tjera nënligjore.