1303 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Takim i përbashkët i Komisionit për Çështje Normative dhe atij për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 20 prill 2017 – Komisioni për Çështje Normative dhe Komisioni për Administrimin e Prokurorive, sot kanë mbajtur takim të përbashkët ku është diskutuar për Draft-Rregulloren për Komisionin për Administrimin e Prokurorive dhe për Draft-Rregulloren për Klasifikimin e Dokumenteve dhe Qasje në Dokumente të sistemit prokurorial.

Në këtë takim përveç anëtarëve të dy komisioneve pjesëmarrës ishin edhe partnerët  ndërkombëtar nga Ambasada Amerikane, EULEX-i, si dhe përfaqësuesit e projektit të binjakëzimi, të cilin në vazhdimësi mbështesin punën e Komisionit për Çështje Normative dhe të Këshillit në përgjithësi.

Fillimisht pjesëmarrësit u njoftuan me draftin e Rregullores për Komisionin për Administrimin e Prokurorive, ku edhe u diskutua lidhur me këtë draft. Drafti u plotësua edhe me nenet shtesë të propozuara nga të pranishmit dhe në fund të plotësim-ndryshimeve, u vendos që drafti i përgatitur të dërgohet për miratim në takimin e radhës të Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Lidhur me Rregulloren për Klasifikimin e Dokumenteve dhe Rregulloren për Qasje në Dokumente të sistemit prokurorial, u tha se do të diskutohet në takimin e ardhshëm të Komisionit për Çështje Normative.