1283 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Reagim lidhur me kërcënimin e bërë ndaj prokurorit Mehdi Sefa

Prishtinë, 7 prill 2017 -  Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Mehdi Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare. 

Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.