1282 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka takuar përfaqësuesit e Shollës së Magjistraturës së Shqipërisë

Prishtinë, 6 prill 2017 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur një delegacion të Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga drejtori Sokol Sadushi.

Kryesuesi Isufaj me këtë rast ka njoftuar delegacionin nga Shqipëria me riorganizimin të sistemit prokurorial, si dhe me strukturën, kompetencat, punën dhe aktivitetet e Këshillit Prokurorial Kosovës. Ai tha se KPK menaxhon me sistemin prokurorial të Kosovës, duke filluar nga menaxhimi i buxhetit, rekrutimi dhe zgjedhja e prokurorëve, disiplinimi, avancimi, transferimi dhe vlerësimi i performancës së tyre.

Në anën tjetër, drejtori i Shkollës së Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë, Sokol Sadushi, tha se institucioni që ai drejton bën procesin e rekrutimit dhe të programit të formimit fillestar të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, rekrutimin e kandidatëve për pozicionet në Avokaturën e Shtetit, për ndihmës ligjor, për kancelar të gjykatave e prokurorive dhe formimin e vazhduar për të gjitha pozitat e lartcekura.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm të sistemit prokurorial të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ndërsa shprehën gatishmërinë e institucioneve që udhëheqin në vazhdimin dhe ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit.