1276 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Tryeze pune e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë

Tiranë, 31 mars 2017 – Këshilli Prokurorial i Kosovës së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Akademinë e Drejtësisë morën pjesë në një tryezë pune ku u diskutuan tema me interes të përbashkët. Kjo tryezë u mbajt në Tiranë nën organizim të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Gjatë kësaj tryeze pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat institucionale në tema të interesit të përbashkët, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të punës së tyre.

Ndër temat që u trajtuan në tryezë ishin: rekrutimi, vlerësimi i performancës, dhe disiplinimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me ngritjen e kapaciteteve në gjyqësor dhe prokurori, risitë e sjella nga Ligji për Akademinë e Drejtësisë i aprovuar rishtazi, si dhe çështja e ekspertizave dhe administrimit të gjykatave dhe prokurorive.

Diskutimet e punëtorisë janë zhvilluar përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella të Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë, me ç’ rast fokusi i diskutimeve ishte në sfidat e shfaqura gjatë punës së tyre të përditshme.

Në fund të tryezës, për të gjitha temat e diskutuara u arritën konkluzione të përbashkëta me qëllim që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional të arrihet zbatimi i mandatit kushtetues dhe ligjor.