1270 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative ka diskutuar plotësim-ndryshimet e dy rregulloreve

Prishtinë, 27 mars 2017 - Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës ku u diskutua lidhur me plotësim-ndryshimet e Rregullores Nr.09/2015 për Zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendës kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe

Rregullores Nr.03/2016 mbi Rolin dhe Veprimtarinë e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Ambasada amerikane, EULEX-i, dhe të projektit të binjakëzimit, të cilët në vazhdimësi mbështesin punën e Komisionit për Çështje Normative dhe të Këshillit në përgjithësi.

Me pajtimin e anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, u plotësuan dhe ndryshuan neni 4, 5 dhe neni 6 i Rregullores Nr.09/2015 për Zgjedhjen e Kryesuesit dhe Zëvendës kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa neni 7, dispozitat kalimtare, u vendos që të fshihen nga drafti aktual. Pas miratimit të ndryshimeve të propozuara u vendos që ky draft t’i dërgohet për miratim Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Lidhur me Rregulloren Nr.03/2016 mbi Rolin dhe Veprimtarinë e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, kryesuesi i Komisionit njoftoi se ka pranuar kërkesë nga Bordi Drejtues i Projektit për plotësimin dhe ndryshimin e nenit 3 të kësaj rregulloreje. Po ashtu, ai njoftoi se ky ndryshim i propozuar nga Bordi Drejtues është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pas diskutimeve nga anëtarët e Komisionit, me tri vota për, u vendos që këto ndryshime të propozohen në Këshillin Prokurorial të Kosovës për miratim.