1269 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Punëtori për zhvillimin e kapaciteteve të stafit të sistemit prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 24 mars 2017 – Në mbështetje të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, është duke u mbajtur punëtoria “Zhvillimi i kapaciteteve të stafit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK)”, në të cilin po marrin pjesë udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit dhe Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, zyrtarët ligjor të KPK-së dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe zyrtarë tjerë. Gjatë kësaj punëtorie, e cila do të zgjasë dy ditë, do të trajtohen tema të rëndësishme për funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës.

Roli i Sekretariatit dhe Njësitit, planifikimi i detyrave të punës duke u bazuar në frymën e Planit të Punës së KPK-së për vitin 2017, janë tema të kësaj punëtorie.

Rëndësi gjatë kësaj punëtorie do t’i kushtohet transparencës dhe zhvillimit të resurseve për komunikim me publikun, ndërsa do të diskutohet edhe për shkrimin e arsyetimin ligjor dhe për projektet e mundshme financiare nga IPA 2018-2020.