1257 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Delawie

Prishtinë, 10 mars 2017 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin diskutuan për gjendjen aktuale në sistemin prokurorial dhe punën e bërë nga KPK gjatë vitit të fundit.

Në takim u diskutua për rekrutimin e prokurorëve të rinj nëpër zyrat prokuroriale në tërë Kosovën, transferimin e disa prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, identifikimin e suksesshëm të prokurorëve të komuniteteve pakicë për integrim në veri dhe planet e ardhshme për specializimin e prokurorëve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Gjatë takimit, të dyja palët u pajtuan që prokurorët përbëjnë një komponentë kyçe në vendosjen dhe ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe se ka ende punë për të bërë për të përmirësuar imazhin e tyre në publik.

Kryesuesi Isufaj premtoi përmirësimin e imazhit të prokurorëve përmes ngritjes së profesionalizmit dhe transparencës, ndërsa, ambasadori Delawie e falënderoi Kryesuesin për punën e tij dhe shprehi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së, veçanërisht përmes përpjekjeve të pareshtura të Departamenti të Drejtësisë së SHBA-ve.