1253 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vlerësohet bashkëpunimi i KPK-së me EULEX-in

Prishtinë, 9 mars 2017 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim Martin Cunningham, kryesues i Divizionit për Fuqizim të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua për punët dhe bashkëpunimin në mes të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX,  ku kryesuesi Isufaj dhe z. Cunningham, vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy institucioneve.

Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.