1252 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 9 mars 2017 – Është mbajtur takimi i njëqindetridhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë shqyrtuar dhe aprovuar me disa rekomandime Raportin vjetor të mekanizmit përcjellës për harmonizimin e statistikave për vitin 2016.

Gjithashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për transferimin e prokurorit Agron Qalaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në afat kohor prej gjashtë muajsh.

Anëtarët e KPK-së aprovuan propozimet e Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë që prokurorët Sylë Hoxha, Fikrije Fejzullahu dhe Florije Salihu Shamolli të transferohen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Ndërsa, prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Valdet Gashi, Armend Hamiti dhe Shemsije Asllani të transferohen nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie. 

Si pikë e fundit e këtij takimi ishte caktimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës nga radhët e sistemit prokurorial. Nga ky sistem, përfaqësues në Këshillin Drejtues të Akademisë së Drejtësisë do të jenë: Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi sipas detyrës zyrtare, prokurorja Javorka Perlinqevic, përfaqësuese nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Lavdim Krasniqi, përfaqësues nga Sekretariati i Këshillit Prokurorial, ndërsa përfaqësuesi nga Prokuroria e Apelit, kryeprokurori Haxhi Dërguti, do të vazhdojë mandatin si anëtarë i Këshillit Drejtues me mandat dy vjeçar, deri në korrik të vitit 2018.