1246 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Diskutohet realizimi i buxhetit të vitit 2016

Prishtinë, 28 shkurt 2017 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është diskutuar për realizimin e buxhetit të vitit 2016.

Në këtë takim, të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Komisionit, njëherësh anëtari i KPK-së, Zejnullah Gashi, përveç anëtarëve të komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit dhe Divizioni për Buxhet dhe Financa.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me ndryshimet buxhetore të bëra gjatë vitit 2016, realizimi i buxhetit për kategori dhe programe, si dhe obligimet buxhetore të bartura në vitin 2017.

Në këtë takim u vendos që të përgatitet një raport i cili do të pasqyrojë të gjitha aktivitetet e buxhetit dhe financave, ku do të përfshihet edhe realizimi i buxhetit të vitit 2016, dhe i njëjti raport të prezantohet para Këshillit Prokurorial të Kosovës.