1243 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Trajnim tre ditor për zyrtarët ligjor të KPK-së

Prishtinë, 22 shkurt 2017 -  Në kuadër të projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë", po mbahet trajnimi tre ditor me zyrtarët ligjor të KPK-së.

Trajnimi ka për synim të rrisë kapacitetet menaxheriale të stafit të KPK-së, me theks të veçantë në hartimin e ligjeve, rregulloreve, hulumtimin ligjor dhe planifikimin e buxhetit. 

Trajnimi po mbahet nga eksperti italian Daniele Cappucio, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Regjionin e Kalabrisë, i cili punon me rastet e krimit të organizuar.  Ai ka përvojë të madhe në çështjet e organizimit të brendshëm pasi ka punuar për tre vite në Departamentin Ligjor të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Itali.