1241 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative ka diskutuar për hartimin e dy rregulloreve

Prishtinë, 21 shkurt 2017 - Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës ku u diskutua lidhur me draft-rregulloren për klasifikimin dhe deklasifikimin e dokumenteve në sistemin prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar nga Ambasada Amerikane, EULEX, UNDP, si dhe të projektit të binjakëzimit, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur punën e Komisionit për Çështje Normative dhe të Këshillit në përgjithësi.

Gjatë diskutimeve u tha se klasifikimi i dokumenteve në sistemin prokurorial të Kosovës është shumë i rëndësishëm, posaçërisht kur dihet rëndësia dhe karakteristikat e akteve që i nxjerrin prokurorët gjatë punës së tyre.

Me propozimin e përfaqësuesëve ndërkombëtar u vlerësua se, përveç Rregullores së lartcekur, është me rëndësi edhe hartimi i Rregullores për Qasje në Dokumente e sistemit prokurorial të Kosovës. Si rezultat, gjatë këtij takimi, u themelua grupi punues për hartimin e kësaj rregulloreje, e cila do të jetë si prioritet për tu hartuar.