1235 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 10 shkurt 2017 – Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetenëntë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Në fillim të takimit zëvendës kryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, ka njoftuar anëtarët e Këshillit Prokurorial me Planin e Punës së Prokurorit të Shtetit, duke prezantuar qëllimin dhe objektivat e parapara për vitin 2017.

Gjatë këtij takimi, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, ka raportuar për punën e bërë gjatë periudhës kohore korrik-shtator dhe tetor-dhjetor 2016. Pas raportimit, anëtarët e KPK-së, me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, kanë miratuar raportet e Koordinatorit.

Po ashtu, anëtarja e Këshillit Prokurorial, Radica Milic, ka njoftuar anëtarët e KPK-së, lidhur me raportin për zbatimin e planit strategjik 2016 – 2018.

Pika e fundit e rendit të ditës ishte diskutimi lidhur me Planin e Punës së KPK-së për vitin 2017, plan i cili u aprovua me disa rekomandime të bëra nga anëtarët e KPK-së.