1225 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 01 shkurt 2017 – Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetetetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë aprovuar raportin e  Komisionit Mbikëqyrës në Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin, me propozimet dhe rekomandimet e dhëna nga anëtarët e tij.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, kanë themeluar Komisionin për transferim dhe avancim të prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Kryesues i këtij komisioni do të jetë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa për anëtarë janë caktuar, Haxhi Sinanaj dhe  Xhevdet Bislimi.

Po sot, anëtarët e KPK-së kanë aprovuar kërkesën e EULEX-it për miratimin e prokurores Ewa Anita Korpi, që të shërbejë si prokurore e EULEX-it.

Anëtarët e KPK-së, bënë plotësimin e Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve me anëtarë rezervë.

Në fund të takimin anëtarët e KPK-së, aprovuan transferimin e prokurorit Sylë Hoxha, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për gjashtë muaj.