1217 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KPK-ja merr mbështetje në ngritje të efikasitetit

Prishtinë, 17 janar 2017 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim, bashkudhëheqësit e Projektit të Binjakëzimit “Rritja e efikasitetit, përgjegjësisë dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”, z. Guilio Adilardi dhe z. Yves Charpenel.

Në këtë takim, Kryesuesi Isufaj, pasi ka njoftuar pjesëmarrësit me strukturën e re dhe punët e Këshillit Prokurorial, ka shprehur vlerësimin e tij për objektivin e këtij projekti të financuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë. Ndërsa, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Këshillit Prokurorial për bashkëpunim në realizimin e projektit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e projektit kanë thënë se me anë të këtij projekti, sistemi prokurorial do të mbështetet me ekspertizat e tyre më të mira në prioritetet e parapara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kryesuesi Isufaj ka paraqitur edhe disa nevoja ku duhet përfituar sistemi prokurorial i Kosovës, përmes përvojave dhe ekspertizave të projektit.

Gjatë këtij takimi u tha se realizimi i suksesshëm i këtij projekti do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit, përgjegjësisë dhe transparencës së sistemit prokurorial të Kosovës.