1181 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka pritur në takim lamtumirës kryesuesen e Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it

Prishtinë, 5 dhjetor 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim kryesuesen e Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna, e cila me këtë rast, njoftoi për përfundimin e misionit të saj 5 vjeçar në Kosovë.

Znj. Novotna pasi falënderoi kryesuesin Isufaj për bashkëpunimin, tha se beson në vazhdim të bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe KPK-së edhe në të ardhmen.

Edhe kryesuesi Isufaj shprehi falënderimin e tij për punën dhe bashkëpunimin që ka zhvilluar me znj. Novotna dhe njëherësh premtoi vazhdim të bashkëpunimit me misionin e EULEX-it edhe në të ardhmen.

Po në këtë takim ka marrë pjesë edhe Katja Dominik e cila do të pasojë znj. Novotna, në pozitën e kryesueses së Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, me ç ‘rast kryesuesi Isufaj dhe znj. Dominik shprehën gatishmërinë e vazhdimit dhe të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.