1176 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Emërohen 25 prokurorë të rinj

Prishtinë, 1 dhjetor 2016 – Sot, sistemit Prokurorial të Kosovës ju shtuan edhe 25 prokurorë të rinj.

Në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me dekret ka emëruar 25 prokurorë të rinj të shtetit.

25 prokurorët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër 7 prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës.

Siç dihet, para se emrat e 25 kandidatëve për prokuror te dërgohen të Presidenti për emërim, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ata i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr Këshilli Prokurorial i Kosovës.

25 prokurorët e rinj dhe shpërndarja e tyre nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës është si në vijim:

Prokuroria Themelore Prishtinë:

  1. Edina Jupolli;
  2. Jehona Grantolli;
  3. Ilir Morina;
  4. Ilirjana Çollaku Tafa;
  5. Dren Paca
  6. Rukije Sheshivari

Prokuroria Themelore Ferizaj

  1. Albert Zejnullahu
  2. Mimoza Syla
  3. Abdullah Abedini
  4. Valdet Avdiu
  5. Sebahate Sinani

Prokuroria Themelore Gjilan

  1. Leonora Shemsiu Kadriu.

Prokuroria Themelore Prizren

  1. Atnor Skoro
  2. Shpend Binaj
  3. Fatos Ajvazi
  4. Rilind Sermaxhaj
  5. Milot Krasniqi

Prokuroria Themelore Gjakovë

  1. Enis Gashi
  2. Armend Zenelaj

Prokuroria Themelore Pejë

  1. Ilir Berisha
  2. Suada Hamza
  3. Fatime Dermaku

Prokuroria Themelore Mitrovicë

  1. Arian Xhema
  2. Shpëtim Peci
  3. Besart Mustafa