1173 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Një delegacion i Amnesty International takon kryesuesin Isufaj

Prishtinë, 29 nëntor 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Amnesty International, të kryesuar nga Gauri van Gulik, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës Rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore.

Kryesuesi Isufaj në fillim të takimit mysafirët i njoftoi me kompetencat e KPK-së, në veçanti me strukturimin e ri të bërë pas plotësim-ndryshimeve ligjore për sistemin prokurorial.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për progresin e arritur në forcimin e sistemit prokurorial të Kosovës në disa fusha.

Në anën tjetër, përfaqësuesit nga Amnesty International u interesuan me punët që janë duke u bërë për rastet e dhunës në familje, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe disa tema tjera që lidhen me fushë-veprimtarinë e sistemit prokurorial të Kosovës.