1168 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj është takuar përfaqësues të Lëvizjes FOL

Prishtinë, 18 nëntor 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim përfaqësues të organizatës jo qeveritare Lëvizja FOL, të kryesuar nga drejtori i Programeve, Jeton Zulfaj.

Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj ka folur për punën dhe kompetencat e KPK-së, si dhe për riorganizimin e bërë pas plotësim-ndryshimeve të fundit ligjore.

Ndërsa, pasi është njoftuar nga përfaqësuesit e Lëvizjes Fol me programet e tyre në fushën e drejtësisë, konkretisht projekte që prekin fushë-veprimtarinë e sistemit prokurorial të Kosovës, e të cilat kishin të bënim me llogaridhënie, transparencë dhe antikorrupsion, Kryesuesi Isufaj ka premtuar bashkëpunim në rritjen e transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, kryesuesi Isufaj tha se është i angazhuar në hartimin e akteve nënligjore të cilat do të qartësojnë më shumë qasjen e lejuar në punën e sistemit prokurorial të Kosovës.