1157 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 18 nëntor 2016 -  “Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) rishtazi ka publikuar një raport të titulluar “Paligjshmëria e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial.”

Në këtë publikim, autori pohon se anëtari i KPK-së, z. Idain Smailji, ka mandat të skaduar dhe nuk duhet të jetë pjesë e Këshillit.

Duke marrë parasysh se këto janë pretendime serioze dhe venë në pikëpyetje legjitimitetin e përbërjes së Këshillit, ne e kemi parë të arsyeshme që ta shqyrtojmë këtë çështje. Pas shqyrtimit të procesverbalit zyrtar dhe dokumenteve që ndërlidhen me mandatin e anëtarit të KPK-ës, z. Idain Smailji, ne fuqishëm besojmë që mandat i tij nuk ka skaduar.

Përderisa e respektojmë rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në monitorimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ne nuk do të pajtohemi gjithnjë me përfundimet e tyre. Në këtë rast, ne fuqishëm nuk pajtohemi me autorin e këtij raporti. Anëtari i KPK-së, z. Idain Smailji, ka shërbyer me mandat të ligjshëm dhe do të vazhdojë të njëjtin deri në skadimin e tij.”