1142 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ofroi bashkëpunim për Projektin “Fuqizimi i Formulimit Ligjor dhe Hartimi i Legjislacionit”

Prishtinë, 10 nëntor 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim Këshilltarin Rezident të Binjakëzimit, Ulrich Hermanski, i angazhuar në Projektin “Fuqizimi i Formulimit Ligjor dhe Hartimi i Legjislacionit”, projekt i ri i Binjakëzimit i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE - së në Kosovë.

Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj pasi ka prezantuar strukturën e funksionimit dhe kompetencat e Këshillit Prokurorial të Kosovës, por edhe të sistemit prokurorial në përgjithësi dhe është njoftuar për misionin e projektit, ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim.

Këshilltari Rezident i Binjakëzimit, Hermanski, tha se qëllimi kryesor i projektit është  fuqizimi i kapaciteteve të formulimit ligjor, hartimi i legjislacionit dhe zbatimi efektiv i legjislacionit në fushën e drejtësisë, ndërsa përfshirja sa më e madhe e KPK-së në hartimin apo edhe plotësim-ndryshimet ligjore do të jetë edhe qëllimi i tyre.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përfshirja sa më e madhe e sistemit prokurorial gjatë hartimit apo plotësim-ndryshimit të legjislacionit në fushën e drejtësisë, do të ndikonte në efikasitet më të madh në implementimin e ligjeve të reja apo atyre të plotësuara-ndryshuara.