1139 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 08 nëntor 2016 - Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetetre i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë këtij takimi diskutoi dhe miratoi propozimet e Komisionit për Rekrutim, për caktimin dhe shpërndarjen nëpër prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës emrat e njëzetepesë (25) kandidatëve për prokurorë.

Sipas Ligjit mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës, KPK-ja para se të dorëzojë propozimin për emerim tek Presidenti i Republikes së Kosovës të kandidatëve për prokuror, do të kërkojë mendimin e prokurorisë përkatëse për kandidatët e propozuar.

Gjatë këtij takimi, Këshilli ka caktuar zyrtarin ligjor të Sekretariatit, Valdrin Krasniqi, si Zyrtar kontaktues për Qasje në Dokumente Publike në sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

KPK-ja po ashtu, sot ka marrë vendim për kompensimin e përkthyeseve për angazhim gjatë kujdestarisë.