1138 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka takuar kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës

Prishtinë, 2 nëntor 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim kryeprokurorët e të gjitha instancave të prokurorive të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj bashkë me kryeprokurorët kanë diskutuar koncept dokumentin lidhur me statusin e administratës se sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Po sot, drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka takuar administratorët e të gjitha prokurorive, me të cilët edhe ai ka biseduar për koncept dokumentin lidhur me statusin e administratës se sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.