1122 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 14 tetor 2016 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për disa çështje që kanë të bëjnë me buxhetin e KPK-së për vitin 2016.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i këtij komisioni, njëherësh anëtari i KPK-së, Zejnulla Gashi dhe në të cilin, përveç anëtareve të komisionit morën pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit të KPK-së dhe Menaxherja e Zyrës së Financave të Sekretariatit, u bisedua për ndryshimet buxhetore për vitin 2016.

Po ashtu, u bisedua edhe për realizimin e buxhetit dhe obligimet tjera buxhetore për vitin 2016.