1118 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KPK dhe IGJK koordinohen për përgatitjen e programit të trajnimit fillestarë për prokurorët e rinj

Prishtinë, 13 tetor 2016 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj dhe drejtori i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, sot kanë pritur në takim, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK), Besim Morina.  

Në këtë takim u diskutua për koordinimin e aktiviteteve bashkëpunuese në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës, ku me thekës të veçantë u diskutua për përgatitjen e trajnimit fillestar për prokurorët e rinj të cilët shumë shpejt pritet të rekrutohen nga KPK-ja.

Në frymën bashkëpunuese në mes të dy institucioneve u shpreh gatishmëria që programi të përgatitet sipas nevojave të prokurorëve, nevoja të paraqitura nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit.