1117 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative ka punuar në plotësim-ndryshimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorëve

Prishtinë, 12 tetor 2016 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), mbajti takimin e radhës, ku ka punuar në plotësim-ndryshimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Bahri Hyseni, përveç anëtarëve të komisionit, pjesëmarrës ishin edhe Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, përfaqësues nga Ambasada amerikane, këshilltarët nga UNDP-ja dhe përfaqësuesit e EULEX-it.

Pas plotësim-ndryshimeve të bëra në Rregulloren për Emërimin e Kryeprokurorëve, komisioni do të procedojë dhe propozojë Këshillit Prokurorial të Kosovës, miratimin e saj.