1111 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vazhdon bashkëpunimi i mirë KPK - EULEX

Prishtinë, 5 tetor 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim Martin Cunningham, ushtrues detyre i Kryesuesit të Divizionit për Fuqizim të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua për punët dhe bashkëpunimin në mes të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Kryesuesi Isufaj dhe z. Cunningham, gjatë takimit diskutuan për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Temë tjetër e takimit ishte edhe koordinimi dhe bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, me qëllim të identifikimit të nevojave në plotësim-ndryshimet e akteve juridike që rregullojnë sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.