1110 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 5 tetor 2016 - Është mbajtur takimi i njëqindenjëzetenjë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Këshilli Prokurorial i Kosovës në fillim të takimit me disa plotësim-ndryshime ka aprovuar rendin e ditës, po ashtu ka aprovuar edhe transkriptin e takimit të njëqindenjëzet.

Gjatë këtij takimi është miratuar Raportit gjashtë mujor i Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për Harmonizimin e Statistikave për Veprat Penale karakteristike, ndërsa miratimit të këtij raporti i kanë paraprirë diskutimet dhe disa sugjerime të dhëna nga anëtarët e KPK-së.

Këshilli sot ka aprovuar kërkesën e anëtarit të vet, prokurorit Idain Smailji, për ta liruar nga pozita e kryesuesit të Komisionit Disiplinor dhe në vend të tij e ka zgjedhur anëtarin e tjetër të Këshillit, prokurorin Arben Ismajli.