1104 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Mbështetja nga UN Women për ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve

Prishtinë, 23 shtator 2016 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, anëtarë të Këshillit, Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit dhe prokurorë, janë takuar me prokuroren Maxine Marcus, eksperte ndërkombëtare në drejtësi tranzicionale, me fokus të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës. Ky aktivitet është zhvilluar për të diskutuar mundësitë e mbështetjes nga UN Women të prokurorëve që merren me rastet e krimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rastet e krimeve të luftës të trajtuara në Kosovë nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe për mundësinë e bartjes së ekspertizës në këtë fushë, tek institucionet vendore.

Me këtë rast, prokurorja Marcus shprehi gatishmërinë për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve në fushën e krimeve seksuale të ndodhura gjatë luftës në Kosovë.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe UN Women u pajtuan që të hartojnë një program të veçantë për zhvillimin profesional të prokurorëve.