1102 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka zhvilluar takim punë me kryeprokurorin Pala

Prishtinë, 6 shtator 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala.

Në këtë takim u bisedua për punët dhe bashkëpunimin në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj dhe kryeprokurori Pala, biseduan edhe për procesin e integrimit të minoritetit serb në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit thanë se realizimi i misionit dhe mandatit të institucioneve të cilat i përfaqësojnë, arrihet vetëm me bashkëpunim e angazhim të përbashkët dhe të vazhdueshëm.