1097 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka takuar kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala

Prishtinë, 23 gusht 2016 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim të përbashkët kryesuesen e Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna dhe kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala.

Në këtë takim u bisedua për punët dhe bashkëpunimin në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.

Temë e këtij takimi ishte edhe transferimi i lëndëve nga prokuroret e EULEX-it tek prokurorët vendor, me ç’ rast u tha se transferimi i lëndëve duhet të bëhet pa ndikuar në procesin e punëve nëpër prokurori.

Kryesuesi Isufaj dhe përfaqësuesit e EULEX-it shprehen gatishmërinë e institucioneve të tyre, për bashkëpunim të vazhdueshëm në arritjen e misionit dhe mandatit të tyre.