1089 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Kryesuesi Isufaj ka takuar shefen e Sektorit Ekzekutiv të EULEX-it, Novotna

Prishtinë, 3 gusht 2016 -  Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim kryesuesen e Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna.

Në këtë takim u bisedua për veprimet që do të merren në vazhdimin e bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, pas vazhdimit të mandatit edhe për dy vite të këtij misioni.

Kryesuesi Isufaj, pasi ka vlerësuar punën dhe bashkëpunimin e deri tashme me EULEX-it, ka thënë se KPK-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen të bashkëpunojë me këtë mision, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës në sistemin prokurorial të Kosovës.

Përfaqësuesja e EULEX-it Novotna, gjatë këtij takimi ka kërkuar që të vazhdohet me marrëdhëniet e deritashme të mira të punës në mes të prokurorëve vendorë dhe atyre të EULEX-it, me qëllim të, siç tha ajo, fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe EULEX-it, do të ngritë efikasitetin e punës së tyre.