1088 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Zhvillimi i kapaciteteve në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të Administratës së KPK-së

Prishtinë, 29 korrik 2016 - Më 21 - 22 korrik 2016, Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës kanë realizuar trajnimin me temë: “Zhvillimi i kapaciteteve në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të Administratës së KPK-së”.

Në fokus të këtij trajnimi ishte avancimi i komunikimit efektiv në vendin e punës, familjarizimi me orientimin strategjik të KPK-së dhe hartimi i planeve të punës dhe raporteve cilësore dhe me një strukturë logjike.

Përmes prezantimeve të shkurtra, punës grupore dhe diskutimeve u analizuan sfidat për një komunikim efektiv në vendin e punës dhe u propozuan teknika dhe mjete të ndryshme për një komunikim efektiv. Po ashtu u trajtua edhe puna efektive ekipore ku u prezantuan karakteristikat e punës ekipore dhe sugjerimet për menaxhimin cilësor të punës ekipore.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua struktura e planit strategjik të KPK-së dhe u analizuan veprimet e nevojshme që duhet ndërmarrë në implementim e këtij plani. Krahas planit strategjik, u prezantuan teknikat dhe metodat e hartimit të planeve të punës sektoriale dhe individuale me ç ‘rast pjesëmarrësit u angazhuan në hartimin e planeve të punës sipas strukturës së propozuar.

Me qellim të pasqyrimit real të punës në administratën e KPK-së u prezantua llojet e raportimeve dhe struktura e tyre ku u kërkua që raportet e punës dhe ato për ngjarje të jenë të shkruara me një gjuhë formale dhe të jenë objektiv dhe me referencë në fakte.

Përfitues të këtij trajnimi ishin administratorët e të gjitha prokurorive dhe menaxherët e Sekretariatit të KPK-së.