1084 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Komisioni për Çështje Normative ka diskutuar për dy rregullore, të cilat i janë propozuar KPK-së për miratim

Prishtinë, 21  korrik 2016 – Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë mbajtur sot takimin e tetë (8), ku kanë diskutuar për: Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Plotësim ndryshimin e Rregullores Nr.01/2015 mbi rolin dhe veprimtarinë e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative të KPK-së, së bashku me partnerët ndërkombëtarë që mbështesin punën e Këshillit Prokurorial, kanë diskutuar lidhur me Rregulloren për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kjo Rregullore ka për qëllim të përcaktoj procedurën për hetimin e sjelljes së pahijshme të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj tyre. Pas një diskutimi të gjatë, Komisioni vendosi t’i propozoj Këshillit Prokurorial këtë rregullore, për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit.

Po ashtu, Komisioni me shumicë votash ka vendosi t’i propozojë Këshillit ndryshim-plotësimin e Rregullores Nr.01/2015, mbi Rolin dhe Veprimtarinë e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL.