1075 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 7 korrik 2016 - Është mbajtur takimi i njëqindetetëmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë miratuar dy udhëzime Administrative, Udhëzimin Administrativ për Përcaktimin e Shpenzimeve të Reprezentacionit dhe Udhëzimin Administrativ për Përdorimin e Telefonave Fiks e Mobil në Këshillin Prokurorial dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Miratimi i këtyre dy udhëzimeve Administrative,  ka dalë si nevojë e riorganizimit të ri të KPK-së e PSH-së dhe për menaxhim më efikas të buxhetit të sistemit prokurorial.

Po sot, Anëtarët e Këshillit kanë aprovuar Raportin e grupit të ekspertëve për ndryshimet ligjore lidhur me zbatimin e projektit TIK/SMIL (TIK–Teknologjia e informacionit dhe komunikimit/ SMIL–Sistemi i menaxhimit informativ të lëndëve).

Anëtarët e KPK-së gjatë takimit të sotëm kanë marrë vendim për vazhdimin e mandatit deri në fund të vitit 2016, si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, prokurorit Ali Selimi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që më 1 tetori apo më 1 nëntor 2016, varësisht nga përfundimi i disa proceseve tjera, të merret me qira objektit i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka aprovuar kërkesën e prokurorëve, Shkelzen Ibrahimi, Rafet Halimi dhe Enver Krasniqi, për vazhdimin e studimeve Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.