1044 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KOMISIONI PËR BUXHET DHE FINANCA I KPK-SË, DISKUTOI KËRKESËN E PARË BUXHETORE PËR VITIN 2017

Prishtinë, 09 qershor 2016 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për kërkesën e parë buxhetore për vitin 2017.

Në këtë takim të cilin e udhëhiqi kryetari i këtij komisioni, njëherësh anëtari i KPK-së, Zejnulla Gashi dhe në të cilin morën pjesë përveç anëtareve të komisionit, edhe Drejtori i Sekretariatit të KPK-së dhe Menaxherja e Zyrës së Financave të Sekretariatit, u bisedua për kërkesën e parë buxhetore që KPK-ja do të bëjë për vitin 2017.

Po ashtu, u bisedua dhe për vlerësimet e hershme buxhetore të sistemit prokurorial të Kosovës për vitin 2018 dhe 2019.

Gjatë këtij takimi u tha së është e nevojshme që kërkesat buxhetore të aprovohen nga institucionet përkatëse-kompetente, si nevojë e domosdoshme për realizimin e mandatit të Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit.