1036 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

KYESUESI ISUFAJ NJOFTOHET NGA AFËR ME NEVOJAT E PTH TË PRIZRENIT

Prizren, 03 qershor 2016 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, i shoqëruar nga drejtori i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, sot ka vizituar Prokurorinë Themelore të Prizrenit, ku është takuar më Kryeprokurorin, prokurorët dhe stafin administrativ të kësaj prokurorie.

Kryesuesi Isufaj gjatë vizitës së bërë sot në Prokurorin Themelore të Prizrenit, është njoftuar me punën që është duke e bërë kjo prokurori, me sfidat që po ballafaqohet dhe kushtet e përgjithshme për punë të kësaj prokurorie.

Po ashtu, kryesuesi Isufaj ka shikuar nga afër nevojat që i kanë departamentet e kësaj prokurorie.

Kryesuesi i KPK-së ka thënë se dëshiron të jetë i njoftuar nga afër me nevojat që ka Prokuroria Themelore e Prizrenit sa i përket shtimit dhe ndryshimit të numrit të prokurorëve nëpër departamente dhe avancimin e tyre. Ai shtoi se pas mbylljes së konkursit të brendshëm për avancimin dhe transferimin e prokurorëve, Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të jetë i njohur sa më mirë me nevojat e prokurorive.

Kryesuesi Isufaj tha se shpallja e konkursit të brendshëm nga KPK-ja për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, ka për qëllim ngritjen e efikasitetit të punës së prokurorive, përmes transferimit dhe avancimit të prokurorëve në ato vende ku shihet që është e nevojshme.

Pas vizitës së bërë sot në Prizren, Kryesuesi Isufaj do të vazhdojë vizitat e natyrës së njëjtë nëpër të gjitha prokuroritë e Kosovës.