1015 - Single_lajmi | Keshilli Prokurorial i Kosoves

SISTEMI PROKURORIAL I KOSOVËS SHUMË SHPEJT ME RREGULLORE PËR KOMUNIKIM PUBLIK

Prishtinë, 18 maj 2016 – Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), mbajti takimin e radhës punues për hartimin e Rregullores për Komunikim Publik.

Në këtë takim të udhëhequr nga kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Bahri Hyseni, përveç anëtarëve të komisionit, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit nga Ambasada amerikane dhe EULEX-i.

Pjesëmarrësit e këtij takimi pasi shqyrtuan edhe një herë nen për nen draftin e Rregullores për Komunikim Publik, të njëjtën e kanë dërguar për komente në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.  

Qëllimi i Rregullores për Komunikim Publik është rregullimi i mënyrës së komunikimit publik për aktivitetet dhe punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Kjo Rregullore pritet që në mbledhjen e radhës të Këshillit Prokurorial të Kosovës të jetë si pikë e rendit të ditës, ku anëtaret e KPK-së do ta diskutojnë dhe do të marrin vendim për miratimin apo jo të saj.