1899 - Single_activities | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Departamenti i Teknologjisë Informative ka prezantuar SMIL-in

Prishtinë, 8 qershor 2018 – Në një takim me Komisionin për Administrimin e Prokurorive, Drejtorin e Sekretariatit dhe udhëheqësit e njësive të Sekretariatit dhe Njësitit, Departamenti për Teknologji Informative ka prezantuar Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve për prokurorit Themelore të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është bërë prezantimi duke filluar nga regjistrimi i lëndëve në Shkrimore, deri në regjistrimin e aktiviteteve të prokurorëve.

Po ashtu, është prezantuar plani i trajnimeve për përdorimin e SMIL-it nga stafi i prokurorive.

Prapa