1874 - Single_activities | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Vizitë studimore në institucionet e drejtësisë së Francës

Prishtinë, 28 maj 2018 - Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë" një grup i punëtorëve të administratës së sistemit prokuorial të Kosovës ka realizuar vizitë studimore në France në Këshillin e Lartë të Drejtësisë Franceze.

Qëllimi i kësaj vizite ishte fitimi i përvojave dhe njohurive në organizimin e punëve në sistemin prokurorial të Kosovës, gjithnjë duke u bazuar në këndin krahasimorë të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe Francës.

Temat nga të cilat përfituan pjesëmarrësit ishin: kompetencat e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Krimeve Financiare franceze, organizimi i Komisionit për rekrutim dhe transferim dhe zhvillimi i procesit të Komisionit disiplinor.

Prapa