1858 - Single_activities | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Punëtori për hartimin e dy udhëzimeve administrative

Prishtinë, 16 maj 2018 - Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi me udhëheqësit e njësive të Sekretariatit kanë mbajtur një punëtori ku kanë punuar në përgatitjen e komenteve për hartimin e një Projekt Ligji dhe kanë diskutuar për hartimin e disa udhëzimeve administrative.

Gjatë kësaj punëtorie është punuar në përgatitjen e komenteve për Projektin e Ligjit për Zyrtarë Publik, për hartimin e udhëzimit për Menaxhimin e Pasurive dhe Udhëzimit për Arkiv.

Po ashtu, gjatë kësaj punëtorie është punuar në përgatitjen e draft kërkesës buxhetore për vitin 2019.

 

Prapa