1604 - Single_activities | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Takimi i përbashkët i udhëheqësve të departamenteve të Sekretariatit dhe administratorëve të prokurorive

Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi ka mbajtur takim të përbashkët me udhëheqësit e departamenteve të Sekretariatit dhe administratorët e prokurorive.

Temat të cilat janë trajtuar në këtë takim janë: kujdestaria nëpër prokurori, sistemi i menaxhimit të veturave dhe planifikimi i  nevojave për vitin 2018.

Me këtë rast, drejtori Krasniqi ka njoftuar pjesëmarrësit e takimit për punët që janë duke u bërë në ngritjen e efikasitetit të menaxhimit të veturave të sistemit prokurorial. Ai tha së është duke u punuar në funksionalizimin e një data-baze e cila do ngritë efikasitetin e menaxhimit të veturave.

Po ashtu, drejtori Krasniqi ka kërkuar nga administratoret të bëjnë planifikimet për nevojat e prokurorive për vitin 2018.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për vlerësimin e performancës së stafit administrativë të prokurorive, vlerësim që duhet bërë nga administratoret e prokurorive përkatëse.

 

Prapa