1571 - Single_activities | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Drejtori Krasniqi ka mbajtur takimin e radhës me stafin e Sekretariatit dhe Njësitit

Prishtinë, 20 tetor 2017 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takimin e radhës me udhëheqësit e njësive organizative të Sekretariatit dhe Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj jave dhe ato që pritet të zhvillohen në javën e ardhshme nga të gjitha njësitë organizative të Sekretariatit dhe Njësitit. Po ashtu, është biseduar për aktivitetet që pritet të zhvillohen deri në fund të vitit 2017, aktivitete ta parapara në bazë të planeve të punës nga të gjitha njësitë.

Drejtori Krasniqi ka kërkuar nga menaxheret e Sekretariatit dhe Njësitit që të fillojnë më punët për planifikimet dhe objektivat e punëve për vitin 2018.

 

Prapa