1536 - Single_activities | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Janë diskutuar përvojat evropiane për planifikim strategjik të burimeve njerëzore

Prishtinë, 28 shtator 2017 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, është takuar me Chiara Maria Paolucci dhe Jacquemine Benhamou, eksperte të Projektit të Binjakëzimit të BE-së "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë".

Në këtë takim u bisedua për planifikimin strategjik të burimeve njerëzore në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Lidhur me planifikimin strategjik të burimeve njerëzorë në sistemin prokurorial të Kosovës foli drejtori Krasniqi, i cili prezantoi planifikimin e rekrutimit, sistematizimit dhe sistemimit të vendeve të punës dhe stafit administrativ në sistemin prokurorial.

Në anën tjetër, ekspertet e projektit të lartcekur prezantuan përvojat e vendeve të BE-së lidhur me planifikimin strategjik të burimeve njerëzore.

 

Prapa