1495 - Single_activities | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Takimi i përbashkët i stafit të Sekretariatit dhe Njësitit të KPK-së

Prishtinë, 06 shtator 2017 - Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takimin e radhës me stafin e Sekretariatit dhe të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Fillimisht, drejtori Krasniqi ka falënderuar stafin për punët e bëra nga fillimi i këtij viti, ndërsa kërkoi angazhim të vazhdueshëm të stafit në realizimin e obligimeve dhe objektivave të punës të parapara në planin e punës për periudhën e mbetur të vitit. Po ashtu, drejtori Krasniqi potencoi se respektimi i orarit të punës dhe koordinimi i stafit lidhur me pushimet vjetore janë elemente të rëndësishme në mbajtjen e kontinuitetit të punëve.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësit e Departamenteve të Sekretariatit të KPK-së kanë prezantuar shkurtimisht aktivitetet e departamenteve përkatëse për periudhën janar - qershor 2017, ndërsa në cilësinë e u.d të Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive, Lavdim Krasniqi ka prezantuar aktivitetet e Njësitit të realizuara nga fillimi i këtij viti.

Prapa