1. Divizioni për prokurim ka përgjegjësitë në vijim:
1.1. Përgatitjen e planit dhe strategjisë së prokurimit, duke u siguruar se të gjitha kërkesat për prokurim për mallra, shërbime, punë apo shërbime të konsulencës, të jenë në harmoni me procedurat e prokurimit;
1.2. Organizimin e punës dhe aktiviteteve të prokurimit duke siguruar që të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen në harmoni me legjislacionin në fuqi;
1.3. Organizimin e procedurave dhe kuotave të çmimeve dhe të tenderëve siç përcaktohet me ligj dhe metodat e prokurimit;
1.4. Ofrimin e këshillave dhe rekomandimeve, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin për zbatimin e procedurave të prokurimit.
1.5. Bashkëpunimin me personat përgjegjës të njesive organizative të Sekretariatit dhe Prokurorit të Shtetit lidhur me hartimin e planit të prokurimit, kërkesave për prokurim, çështjeve financiare, çështjeve të logjistikës dhe çështjeve tjera nga fushëveprimtaria e divizionit;
1.6. Bashkëpunimin me institucionet përkatëse nga fusha e prokurimit;
1.7. Përgatitjen e raporteve të rregullta dhe periodike nga fushëveprimtaria e divizionit, dhe
1.8. Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet.