126 - Sekretariat | Keshilli Prokurorial i Kosoves

Përgjegjësitë e Departamentit

  1. Departamenti për Teknologji Informative ka përgjegjësitë në vijim:
  1. Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushëveprimtaria e vet;
  1. Udhëheq dhe koordinon zbatimin e aktiviteteve të teknologjisë informative për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit;
  1. Zbaton politikat dhe vendimet e miratuara nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit që përkojnë me fushë veprimtarinë e teknologjisë informative, dhe
  1. Mbikëqyr dhe ofron mbështetje për përdorimin e teknologjisë informative në sistemet elktronike të menaxhimit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

 

Struktura e Departamentit

1. Departamenti për Teknologji Informative ka strukturën në vijim:

   1.1. Divizioni për infrastrukturë (rrjet dhe server), dhe

   1.2.  Divizioni për sisteme elektronike (softuer).

 

Divizioni për Infrastrukturë (rrjet dhe server)

1.  Divizioni për infrastrukturë (rrjet dhe server) ka këto përgjegjësi:

1.1.  Administrimin e infrastrukturës së rrjetit dhe sistemeve kompjuterike në sistemin prokurorial;

1.2.  Planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e  infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve tjera harduerike në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit;

1.3.  Zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të përdorimit të infrastrukturës së rrjetit dhe pajisjeve tjera harduerike;

1.4.  Administrimin, konfigurimin dhe menaxhimin e sistemit të serverëve;

1.5.  Menaxhimin dhe administrimin me DataCenter, përfshirë përpilimin dhe implementimin e planit për backup dhe rikuperim në rast të fatkeqësive natyrore;

1.6.  Përcaktimin e kushteve për përdorimin e softuerëve dhe efekteve të tyre në disponushmërinë e sistemit, dhe

1.7.  Koordinimin e mbështetjes teknike për përdoruesit e teknologjisë informative në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit.

Divizioni për Sisteme Elektronike (softuer)

2.  Divizioni për sisteme elektronike (softuer) ka përgjegjësitë në vijim:

   2.1.Planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e nevojave për sisteme dhe komponente softuerike;

   2.2.  Përgatitjen e kërkesave funksionale dhe jo funksionale të  sistemeve softuerike të planifikuara për përdorim në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit;

   2.3. Përcaktimin e arkitekturës, dizajnit dhe programimit të sistemeve softuerike në përputhje me kërkesat e caktuara;

   2.4. Ofrimin e mbështetjes në përzgjedhjen e sistemeve softuerike, instalimin e tyre si dhe përkrahjen teknike për përdorimin e tyre, duke ofruar trajnime dhe përgatitur manuale e përdorimit;

   2.5. Zbatimin dhe vënien në përdorim të sistemeve softuerike;

   2.6. Administrimin e e-mailave (Exchange server), anti-spam dhe mbrojtjen nga viruset, dhe

   2.7. Ofrimin e përkrahjes teknike për përdorimin e kompjuterëve dhe sistemeve softuerike për  përdoruesit fundor (Helpdesk).